Kina “duhet të jetë më e sinqertë” për origjinën e koronavirusit

Ambasadori amerikan në Kinë, Nicholas Burns, i ka bërë thirrje këtij shteti që të jetë “më i sinqertë” për origjinën e koronavirusit

Ambasadori amerikan në Kinë, Nicholas Burns, i ka bërë thirrje këtij shteti që të jetë “më i sinqertë” për origjinën e koronavirusit.

Komentet e tij kanë ardhur një ditë pasi mediat amerikane kanë raportuar se një agjenci federale ka gjetur se ky virus mund të ketë dalë nga një laborator në Vuhan.

Ministria e Jashtme kineze ka thënë se origjina e virusit “i përket shkencës dhe nuk duhet politizuar”.

Mediat amerikane kanë thënë se në një raport të Departamentit amerikan të Energjisë – i cili është përpiluar në bazë të informacioneve të klasifikuara – është ardhur në përfundim, ndonëse “me siguri të vogël”, se virusi ka dalë nga laboratori.

Ky departament pati thënë më parë se nuk është i vendosur për origjinën e koronavirusit.

Në disa studime të tjera që janë kryer në të kaluarën, është thënë se koronavirusi mund të ketë kaluar nga kafshët te njeriu, në një treg me ushqime të detit në Vuhan të Kinës.

Zëdhënësi për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, ka thënë të hënën se ende nuk ekziston një vendim përfundimtar.

“Qeveria amerikane nuk ka ardhur te ndonjë përfundim definitiv lidhur me origjinën e koronavirusit”, ka thënë ai, pasi është pyetur për raportin e fundit të Departamentit të Energjisë.

Për koronavirusin e ri është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

Më shumë se 6.7 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika