Kina ekzekuton çiftin që hodhi nga dritarja dy fëmijë

Një çift kinez është ekzekutuar për vrasjen e dy fëmijëve të burrit nga martesa e tij e mëparshme, "në mënyrë që të krijonin një familje të re së bashku"

Zhang Bo dhe e dashura e tij Ye Chengchen besohet se kanë vdekur nga një injeksion vdekjeprurës të mërkurën.

Çifti, Zhang Bo dhe Ye Chengchen, janë ekzekutuar pasi u shpallën fajtorë për vrasjen e dy fëmijëve, një vajze dyvjeçare dhe një djali njëvjeçar, duke i hedhur ata nga dritarja e një ndërtese.

Zhang Bo – babai i fëmijëve – dhe Ye Chengchen u shpallën fajtorë për vrasjen e vajzës dyvjeçare dhe djalit një vjeç në vitin 2020.

Zhang kishte filluar një lidhje me Ye, ndërsa më vonë është divorcuar nga gruaja e tij dhe kishte filluar të komplotonte për t’i vrarë fëmijët e tij, ka raportuar BBC.

Gjykata e Lartë e Kinës i kishte quajtur motivet e çiftit “jashtëzakonisht dashakeqe”, duke theksuar “metodat e tyre mizore”.

Chen Meilin, nëna e dy fëmijëve, ka thënë të enjten në mbrëmje se “një makth që torturoi familjen tonë për më shumë se tre vjet është zhdukur përfundimisht”.

Çifti u ekzekutua në qytetin jugperëndimor të Chongqing të mërkurën.

Nuk është e qartë se si u krye ekzekutimi, megjithëse dënimet me vdekje në Kinë kryhen kryesisht me injeksion vdekjeprurës ose pushkatim.

Pasi Zhang u divorcua nga gruaja e tij në shkurt 2020, Ye i shihte dy fëmijët si “pengesë që ajo të martohej me Zhangun dhe barrë për jetën e tyre të ardhshme së bashku”.

Ye e kërcënoi në mënyrë të vazhdueshme Zhangun për t’i kryer vrasjet, të cilat ata komplotuan t’i organizonin si një rënie aksidentale, u tha në gjykatë. Më 2 nëntor 2020, Zhang hodhi fëmijët e tij nga dritarja e banesës nga kati i 15-të.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika