Kina evakuon afro 2 milionë persona pas goditjes nga tajfuni

Një tajfun i fuqishëm ka goditur Kinën, duke u bërë stuhia e dytë që prek vendin brenda një jave.

Tajfuni “Bavi” preku brigjet e qytetit Taizhou dhe më pas Wenzhou, duke sjellë reshje të dendura dhe erëra të forta. Stuhia kishte një shtrirje prej rreth 1 mijë kilometrash.

Autoritetet kineze kanë evakuuar më shumë se 1.7 milionë persona në zonat më të rrezikuara, ndërsa janë pezulluar mësimi, puna dhe aktivitetet në ambiente të hapura.

Qindra fluturime dhe disa linja hekurudhore janë anuluar.Edhe pse tajfuni ka humbur fuqinë dhe është shndërruar në një stuhi tropikale të fortë, meteorologët paralajmërojnë se reshjet e mëdha ende paraqesin rrezik për përmbytje dhe rrëshqitje dheu.

Më herët, stuhia shkaktoi dëme edhe në Japoni dhe Tajvan, ndërsa në Filipine rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet lanë të vdekur të paktën 17 persona./Reuters

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika