Kina mbështet përpjekjet për të rivendosur paqen në Ukrainë

Presidenti kinez Xi Jinping ka theksuar se do të mbështesë të gjitha përpjekjet për të rivendosur paqen në Ukrainë, thuhet në një deklaratë të përbashkët me Emmanuel Macron, pas vizitës së presidentit francez në Pekin.

“Kina dhe Franca kundërshtojnë sulmet e armatosura ndaj termocentraleve bërthamore dhe objekteve të tjera bërthamore të qeta”, si dhe mbështesin Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike “për të garantuar sigurinë e termocentralit në Zaporozhye”, thuhet në deklaratë, më 7 prill.

Agjencitë botërore raportojnë se në deklaratën e përbashkët nuk përmendet Rusinë dhe as nuk dënohet pushtimi i Ukrainës.

“Është e rëndësishme që palët në konflikt të respektojnë të drejtën ndërkombëtare humanitare”, thuhet në deklaratë.

Presidenca franceze njoftoi më parë se Xi është i gatshëm, për herë të parë pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, që t’i telefonojë presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, por shtoi se Xi do ta bëjë këtë kur të vlerësojë se është momenti i duhur. Kjo nismë, gjithashtu, nuk përmendet në deklaratën e përbashkët.

Në muajin shkurt, Kina publikoi një dokument me 12 pika, në të cilin e thekson pozicionin e saj për konfliktin në Ukrainë. Siç theksojnë agjencitë botërore, disa diplomatë besojnë se dokumenti mund të shërbejë si një plan paqeje dhe të inkurajojë Moskën dhe Kievin për të zhvilluar bisedime.

Në shtator, Pekini nuk e njohu aneksimin e njëanshëm nga Rusia të katër territoreve ukrainase dhe as aneksimin e Krimesë në vitin 2014.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika