Kina paralajmëron ShBA-të për vizitën e Nancy Pelosi-it në Tajvan

Kina ka paralajmëruar të mërkurën se Uashingtoni do të "mbartë pasojat" nëse kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi viziton Tajvanin

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian

Pekini është kundërpërgjigjur ashpër kundër Shteteve të Bashkuara pasi dolën me raport javën e kaluar se Nancy Pelosi, një demokrat që është i dyti në radhën e presidencës, mund të vizitojë ishullin e vetëqeverisur të Tajvanit në gusht.

Vizita e mundshme ka të ngjarë të dominojë një bisedë telefonike midis presidentit kinez Xi Jinping dhe homologut të tij amerikan Joe Biden, për të cilën udhëheqësi amerikan ka thënë se pret që të bëhet këtë javë.

Lidhjet midis dy superfuqive globale kanë vazhduar të përkeqësohen nën presidencën e Biden, për çështje që përfshijnë Tajvanin, të drejtat e njeriut dhe konkurrencën në sektorin e teknologjisë.

Pekini këtë javë paralajmëroi se po “bëhej gati” për një vizitë të mundshme nga Pelosi, e cila do të ishte e para në Tajvan nga një kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA që nga viti 1997.

“Ne jemi kundër vizitës së kryeparlamentarit Pelosi në Tajvan,” ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian në një konferencë të rregullt për shtyp të mërkurën, njofton AFP.

“Nëse SHBA shtyn përpara dhe sfidon vijën përfundimtare të Kinës, pala amerikane do të bartë të gjitha pasojat,” ka shtuar shtoi ai.

Një vizitë e mundshme e Pelosit – ende për t’u konfirmuar nga demokrati i lartë – ka shkaktuar alarm në administratën e Presidentit Joe Biden, e cila ka frikë se udhëtimi mund të kalojë vijat e kuqe për Kinën.

Javën e kaluar Biden tha se ushtria amerikane “mendon se nuk është një ide e mirë tani”.

Tajvani  wshtw nën kërcënimin e vazhdueshëm për t’u pushtuar nga Kina, e cila e sheh ishullin e vetëqeverisur si pjesë të territorit të tij që do të kapet me forcë nëse është e nevojshme.

Inkursionet ajrore të Kinës pranë Tajvanit janë rritur ndjeshëm këtë vit pasi Pekini po punon për të izoluar ishullin në skenën ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika