Kina rihap kufijtë për të gjithë turistët

Kina do t'i rihapë kufijtë e saj për turistët dhe do të rifillojë lëshimin e të gjitha vizave të mërkurën, pas një ndalese trevjeçare gjatë pandemisë, pasi ajo kërkoi të nxiste turizmin dhe ekonominë e saj

Udhëtarët ecin me bagazhet e tyre në Aeroportin Ndërkombëtar të Kryeqytetit të Pekinit, mes shpërthimit të sëmundjes së koronavirusit (COVID-19) në Pekin, Kinë, 27 dhjetor 2022, foto RTS.

Kina do t’i rihapë kufijtë për turistët dhe do ta aktivizojë sistemin e lëshimit të vizave nga dita e mërkurë, pas një ndalese trevjeçare, të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Kina është një prej vendeve të fundit në botë që hap kufijtë për turistët.

Njoftimi i së martës ka ardhur pasi është shpallur “fitorja vendimtare” ndaj pandemisë së koronavirusit në shkurt të këtij viti.

Po ashtu, prej ditës së mërkurë, do të hapen aplikimet për të gjitha llojet e vizave.

Ndërkaq, për shtetasit e Hong Kongut dhe Makaut do të vlejë një regjim i posaçëm i lëvizjes pa viza në disa rajone kineze.

Kina e ka zbatuar deri vonë një strategji të ashpër të “zero rasteve me koronavirus”, çka ka nënkuptuar izolime dhe testime ditore për koronavirus, me qëllim të parandalimit të përhapjes së tij.

Kjo strategji është pezulluar në dhjetor të vitit të kaluar, pas pakënaqësive në rritje të qytetarëve, të cilët kanë përmendur ekonominë si arsye për ndryshim të politikave, raporton Reuters.

Njoftimi i së hënës vjen gjithashtu pasi Pekini kërkon të ringjallë ekonominë e dytë më të madhe në botë dhe industrinë e saj turistike vendase, pas një viti rritjeje të vakët të përkeqësuar nga masat pandemike.

Në vitin 2022, Kina regjistroi 115 milionë udhëtime ndërkufitare, shumë më poshtë nivelit të parapandemisë 2019 prej 670 milionë. Të huajt përbënin 97.7 milionë nga ato udhëtime në vitin 2019 – një shifër që ra në vetëm 4.47 milionë vitin e kaluar, pasi kufizimet e Covid i mbajtën jashtë pothuajse të gjithë, përveç banorëve.

Për koronavirusin e ri është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës. Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

Më shumë se 6.7 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika