Kina: SHBA-ja të ndalojë së përdoruri tarifat si armë kundër nesh

Kina ka ndërmarrë dhe do të vazhdojë të ndërmarrë hapa për të mbrojtur sovranitetin, sigurinë dhe interesat e saj, tha Ministria e Jashtme më 5 prill, duke përcjellë qëndrimin e Qeverisë kineze sa i përket kundërshtimit të tarifave të Shteteve të Bashkuara.

SHBA-ja “duhet të ndalojë së përdoruri tarifat si armë për të shtypur ekonominë dhe tregtinë e Kinës dhe duhet të ndalojë dëmtimin e të drejtës legjitime për zhvillim të popullit kinez”, tha Ministria e Jashtme kineze.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur 34 për qind tarifa ndaj mallrave kineze. Këto tarifa janë pjesë e një vendimi më të gjerë, përmes së cilit SHBA-ja ka vendosur tarifa ndaj shumicës së partnerëve tregtarë.

Me tarifat e reja, shifra e tarifave që SHBA-ja ka vendosur ndaj Kinës arrin në 54 për qind.

Më 5 prill ka nisur të zbatohet tarifa bazë prej 10 për qind që SHBA-ja vendosi ndaj shumë shteteve të botës, ndërkaq tarifat më të larta, përfshirë ato ndaj Kinës, do të nisin të zbatohen javën e ardhshme.

Më 4 prill, Pekini iu kundërpërgjigj tarifave të reja amerikane, duke vendosur një tarifë shtesë prej 34 për qind ndaj mallrave amerikane, lëvizje që paraqet një përshkallëzim në luftën tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë./REL

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika