Kinë: 13-vjeçari u vra nga shokët e klasës

Vrasja e supozuar e një djali 13-vjeçar nga shokët e tij të klasës në veriun rural të Kinës ka tronditur kombin

Vrasja e supozuar e një djali 13-vjeçar nga shokët e tij të klasës në veriun rural të Kinës, ka tronditur kombin, duke ndezur debate të nxehta rreth bullizmit në shkollë, krimit të të miturve dhe gjendjes së dhjetëra miliona fëmijëve të rritur në mungesë të prindërve të tyre punëtorë migrantë.

Tre adoleshentë janë arrestuar nga policia me dyshimin për vrasjen e djalit në shkollën e tyre të mesme në një fshat në periferi të qytetit Handan në provincën Hebei, pasi trupi i tij i shpërfytyruar u gjet i varrosur në një serë të braktisur, njoftoi media shtetërore javën e kaluar.

Autoritetet në Handan thanë se djali, i identifikuar me mbiemrin e tij Wang, u vra më 10 mars dhe se të gjithë të dyshuarit u morën në paraburgim nga policia të nesërmen, raporton CNN.

Krimi me sa duket ishte planifikuar, pasi hetuesit kishin gjetur se të dyshuarit filluan të gërmonin varrin e cekët të Wang një ditë para se të vritej, sipas policisë.

Familja e Wang dhe avokati i tyre thanë në rrjetet sociale se djali ishte ngacmuar prej kohësh nga tre shokët e klasës, të cilët janë të gjithë nën moshën 14 vjeç.

Mosha e tyre e re, akuzat për ngacmim dhe natyra e tmerrshme e vrasjes së dyshuar me paramendim tërhoqën vëmendje dhe zemërim të gjerë.

“Unë mendoj se ky incident mund të jetë vetëm maja e ajsbergut. I gjithë grupi i fëmijëve ‘të mbetur pas’ ka nevojë për më shumë mbështetje për shëndetin mendor, “tha Shuang Lu, një asistent profesor në punën sociale në Universitetin e Floridës Qendrore, i cili ka studiuar mirëqenien e këtyre fëmijëve.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika