Kinë, dëme të mëdha financiare pas tërmetit që la 148 të vdekur

Tërmeti i fortë që goditi pjesën veriperëndimore të Kinës këtë javë, dhe la 148 të vdekur, ka shkaktuar humbje ekonomike

Tërmeti i fortë që goditi pjesën veriperëndimore të Kinës këtë javë, dhe la 148 të vdekur, ka shkaktuar humbje ekonomike prej dhjetëra miliona dollarësh në industrinë bujqësore dhe të peshkimit, njoftuan mediat shtetërore të shtunën.

Zyrtarët në rajonin Gansu zhvilluan vlerësime paraprake që tregojnë se industritë bujqësore dhe të peshkimit të provincës kanë pësuar dëme me vlerë rreth 74.6 milionë dollarë, njoftoi televizioni shtetëror CCTV. Autoritetet po shqyrtojnë përdorimin sa më mirë të fondeve të ndihmës që sektori bujqësor të rifillojë prodhimin sa më shpejt që të jetë e mundur, thuhet në raport.

Tërmeti me magnitudë 6.2 ballë goditi mbrëmjen e së hënës një rajon malor mes provincave Gansu dhe Qinghai dhe rreth 1300 kilometra në jugperëndim të Pekinit, kryeqytetit kinez.

Kanali shtetëror CCTV tha se 117 persona humbën jetën në Gansu dhe 31 të tjerë në rajonin fqinj Qinghai, ndërsa tre persona rezultojnë ende të zhdukur.

Afro 1,000 persona u plagosën dhe më shumë se 14,000 shtëpi u shkatërruan.

Shumica e tërmeteve në Kinë ndodhin në pjesën perëndimore të vendit, përfshirë provincat Gansu, Qinghai, Sichuan dhe Yunnan, si dhe rajonin Xinjiang.

Tërmeti i fundit ishte më vdekjeprurësi në vend në nëntë vitet e fundit./VOA

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika