Kinolli: Kemi arritur marrëveshje me VV-në
Deputeti nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Albert Kinolli, ka thënë se kanë arritur marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje për një ministri. Kinolli deklaroi se e kanë përzgjedhur kandidatin për ministër nga partia e tij, por që nuk tregoi se për cilën ministri bëhet fjalë, njofton Dukagjini. “Ne kandidatin e kemi këtu për ministër. Besoj […]
Deputeti nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Albert Kinolli, ka thënë se kanë arritur marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje për një ministri.
Kinolli deklaroi se e kanë përzgjedhur kandidatin për ministër nga partia e tij, por që nuk tregoi se për cilën ministri bëhet fjalë, njofton Dukagjini.
“Ne kandidatin e kemi këtu për ministër. Besoj që do të reflektojë dikush. Me rëndësi që institucionet të formohen. Jemi të gatshëm që me i pranu përgjegjësitë”, deklaroi Kinolli para seancës.















