Kirurgu i dyshuar për ryshfet në Vushtrri, Qeveria e shkarkon nga pozita e anëtarit të Bordit në SHSKUK

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se në mbledhjen e saj të 120-të ka marrë vendim për shkarkimin e anëtari të Bordit Drejtues të Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar nga Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë, Dr. Isuf Zekaj.

Ndërkaq, para disa ditësh Gjykata Themelore – Departamenti i Krimeve të Rënda në Mitrovicë, e ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj Isuf Zekajt, njërit nga kirurgët që akuzohet për marrje të parave për trajtimin e pacientëve në Spitalin e komunës së Vushtrrisë.

Refuzohet kërkesa e prokurorisë, kirurgu i arrestuar në Vushtrri dërgohet në arrest shtëpiak

Lajmin e ka bërë të ditur vetë avokati i Zekajt, Mahmut Halimi, i cili tha se Gjykata Themelore e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit.

“Pas seancës së mbajtur në Gjykatën Themelore-Departamenti i Krimeve të Rënda në Mitrovicë, në çështjen kundër Dr.Isuf Zekaj, u refuzua kërkesa për paraburgim e Prokurorisë Themelore dhe iu caktua masa e arrestit shtëpiak. Beteja vazhdon drejt zbulimit te prapaskenave dhe hijeve të errëta”, ka shkruar Halimi në llogarinë e tij në Facebook.

Ndryshe, në lidhje me këtë rast që dyshohet se kirurgët kanë marrë ryshfet nga pacientët, më 10 janar, janë suspenduar tre kirurgë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe një anëtar i bordit të ShSKUK-së është shkarkuar.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika