Kirurgu: Pacientët pas operimit rrinë në karriga, s’ka shtretër

Klinika e Kirurgjisë në Spitalin e Mitrovicës së Jugut shkaku i mungesës së hapësirës është duke funksionuar më një hapësirë tejet të vogël. Brenda saj e ku trajtim marrin banorët e tri komunave, janë vetëm 14 shtretër. Kirurgët në këtë klinikë thonë të kenë të vështirë funksionimin

"...ne i kemi 14 shtretër dhe në këto kushte brenda vitit ne i kryejmë mbi 1000 operime e që bëhen nga pesë kirurg"

Dy Klinika me rëndësi janë duke funksionuar brenda një reparti të vetëm në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës.

Reparti i Kirurgjisë, me vetëm katër dhoma por prej tyre dy shfrytëzohen për një klinikë tjetër, atë të Ortopedisë

Kirurgu Fatbardh Rexha, pjesë e Klinikës tash e disa vite, shpjegon që në këtë hapësirë kaq të vogël, është vështirë të funksionohet.

“Hapësirat ku na punojmë janë shumë të papërshtatshme. Në repartin e kirurgjisë operon edhe ai i ortopedisë, ne i kemi 14 shtretër dhe në këto kushte brenda vitit ne i kryejmë mbi 1000 operime e që bëhen nga pesë kirurg. Kjo e rrezikon punën”, ka thënë Rexha.

Në këtë klinikë nuk ka as dhomë të intensives, e që sipas kirurgut Rexha paraqet rrezik për pacientët.

“Neve na mungon një repart i intenzivës ne pasi intervenojmë pacientin e dërgojmë direkt në dhomën e pacienteve e që nuk duhet të jetë ashtu. Alarmante për ne është mungesa e hapësirës. Na ndodh shpesh që pacienti me nejt ulur në karrige derisa të lirohet një vend. Brenda një viti ka kirurgë që kryen mbi 200 operacione”, ka shtuar Rexha.

Kirurgu Rexha, apelon që gjendja e tyre të merret parasysh dhe të bëhet një zgjidhje konkrete.

Se nuk i plotëson kushtet për të funksionuar si Klinikë, i pranon edhe vet drejtoresha e spitalit.

“Objekt ushtarak ka qenë ky spital dhe pas luftës ka shërby për pjesëtar të NATO-së, ne jemi mundu më adaptu deri diku t’i plotësoj nevojat  e spitalit. Ne jemi duke I bërë disa projekte se bashku më SSHKUJK-në që të kemi hapësira më shumë pasi më herët kemi pasur vetëm një ortoped derisa tash kemi më shumë”, ka thënë Luljeta Zhubi.

Në spitalin “Sami Haxhibeqiri”, në Mitrovicë marrinë trajtim edhe banorët e dy komunave të tjera, Skenderajt e Vushtrrisë.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika