Kitarat që përcaktuan karrierën e David Gilmour

David Gilmour ka pasur një lidhje të gjatë me kitarat, më të cilat ai ka bërë disa nga hitet botërore me grupin Pink Floyd,

David Gilmour

Kitaristi i grupit Pink Floyd David Gilmour është njëri nga artistët më ikonë të të gjitha kohërave.

Stili i Gilmour bazohet në bluz dhe shkallë të vogla pentatonike, me kthesa dhe vibrato të fuqishme, dhe ai përdor një gamë të gjerë të efekteve, duke përfshirë reverb, fuzz dhe distortion.

Tingulli i tij i kitarës e bëri Pink Floyd një nga grupet më të dallueshme të rock-ut të shekullit të 21-të.

Gilmour është i njohur gjithashtu për përdorimin e tij të kitarave Fender dhe, veçanërisht, modelit të tyre kryesor, Stratocaster.

Kitarë Fender Stratokaster

“Stratokaster tenton të përmirësojë personalitetin e personit që e luan atë”, ka thënë një herë Gilmour, njofton Far Out.

“Njerëzit që luajnë Fenders janë më të dallueshëm, se sa njerëzit që luajnë disa nga kitarat e tjera të njohura, ka thënë Gilmour duke treguar dashurinë e tij për kitarat Fender.

Këtu do t’i hedhim një vështrim kitarave që kanë përcaktuar karrierën e Gilmour, duke filluar me një Fender Telecaster të viteve 1960.

Gilmour mori kitarën në ditëlindjen e tij të 21-të dhe ishte kitara e parë me cilësi të lartë që ai zotëronte ndonjëherë. Në fakt, ai përdori për herë të parë kitarën në Pink Floyd kur hyri për Syd Barrett në vitin 1967, stabiliteti mendor i të cilit kishte filluar të përkeqësohej.

Gilmour kitarën e parë Fender Stratocaster e mori dhuratë nga shokët e tij të grupit Pink Floyd në vitin 1968.

Dhe prej andej e tutje, Gilmour e përdori atë në albumet ‘More’ dhe ‘Ummagumma’, duke përfshirë kontributin e tij të parë në grup, nëalbumin ‘The Narrow Way’.

Por, mjerisht, kitara u vodh në vitin 1970, dhe kjo humbje çoi në blerjen e një kitarë me një vend të jashtëzakonshëm në zemrën e Gilmour.

Pra ai belu një kitarë “Black Strat” ​​Fender Stratocaster e vitit 1969, menjëherë pasi Stratocaster-i i tij origjinal ishte vjedhur.

“Black Strat” ​​Fender Stratocaster e vitit 1969

Ai e përdori atë në disa nga momentet më ikonike të karrierës së Pink Floyd, duke përfshirë solo të shkëlqyera të kitarës në ‘Comfortably Num’ dhe ‘Shine On You Crazy Diamond’.

‘Black Strat’ është kitara që ne imagjinojmë duke luajtur Gilmour kur mbyllim sytë, i tillë është statusi i kësaj kitare ikonë.

Gilmour ka zbuluar se kitara e preferuara e tij është kitara Martin D-35 me gjatë tela, me të cilën ai luajti solo-n legjendare në kengën ‘Wish You Were Here’.

David Gilmour me një kitarë Martin D-35

Historia me këtë kitarë është se ai po shkonte në një dyqan kitarash për të blerë një akustikë kur një muzikant tjetër iu afrua në rrugë dhe i ofroi t’i shiste D-35. Dhe Gilmour ra në dashuri me kitarën në momentin që e nxori atë nga kutia e saj.

Luthier Bill Lewis bëri një tjetër nga kitarat më të famshme të karrierës së Gilmour.

Ajo ishte një Fender Stratocaster, por me ’24 frets’, kështu që ai që e luan mund të arrinte nota më të larta.

Gilmour përdori diapazonin më të lartë të kitarës në solo në këngën ‘Echoes’, së bashku me një pedale Fuzz Face. Gilmour e donte qartë ‘Bill Lewis’ pasi ishte një nga kitarat e pakta që ai nuk i shiti në ankand në 2019.

Pra mund të shohim lidhjen e Gilmour me Fender, të cilët pak kitaristë e kanë bërë, por kjo nuk e bëri që ai të mos e përdor një kitarë nga konkuurenti kryesor i Fender-it që ishtë Gibson.

Ai përdori një Gibson Les Paul Goldtop të vitit 1955, gjatë inxhizimit te albumit ‘The Wall’.

David Gilmour, me një kitarë Gibson Les Paul Goldtop të vitit 1955

Ndërsa, ajo që është kulmi i kitarave të Gilmour është një Fender Stratocaster që shkon deri te mjeshtri legjendar i Fender-it, Leo Fender.

Numri serial i kitarës është numri ‘një’, që sugjeron se është një nga të parët që ka bërë Fender.

Gilmour e përdori këtë kitarë në pjesën ‘funky’ të ‘Another Brick In The Wall’.

Megjithatë, ai nuk u mbajt pas kitarës; ai e nxori atë në ankand në vitin 2019 dhe mblodhi një shumë të madhe 1,815,000 dollarë, dhe ndoshta nuk ishte aq i lidhur pas saj.

Ndërsa, në janar të 2019 Gilmour ka nxjerrë në shitje rreth 120 kitara për fondacionin e tij për bamirësi.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika