“Kjo është racizëm, s’flitet kështu”- deputetja Reshitaj merr kritika nga Ymeri

Analisti Visar Ymeri dhe aktivistja Neri Ferizi kanë kundërshtuar deputeten Aleba Reshitaj lidhur me materialin për fertilizim, duke i thënë se po mban qëndrim racist

Fertiliteti i asistuar apo metoda IVF, ka ngjallur debat mes panelistëve në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Deputetja Albena Reshitaj tha se materiali gjenetik për fertilitet të asistuar po merret dhe mund të merret nga Serbia, Turqia e shtete të tjera, e që, sipas saj, është tejet problematike.

“I thashë ku e marrin materialin gjenetik, më tha prej Serbisë, Ukrainës, Turqisë, Qipros. Paramendoni nëse e bëjmë një ADN të atyre fëmijëve, çka mundet me na dalë”, tha ajo.

Menjëherë pas kësaj ka reaguar Visar Ymeri, duke thënë se kjo është qasje raciste.

“Kjo është racizëm.. Nuk flitet kështu, nuk bën me fol kështu…”, tha ai.

“Nëse thoni që brenda vendit me marrë materialin gjenetik, del incest, jashtë po thoni jo s’duhet, ku ta marrim materialin gjenetik?”, vijoi Ymeri.

Ndaj deputetes Reshitaj reagoi edhe aktivistja e shoqërisë civile, Neri Ferizi, e cila po ashtu tha se qasja e saj është raciste.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika