Kjo është renditja në superligën e Kosovës

Kompletohet xhiroja e pestë e edicionit garues 2022/23

Superliga e Kosovës ka kompletuar edhe xhiron e pestë të edicionit garues 2022/23, edhe pse nuk janë zhvilluar të gjitha ndeshjet.

Kryendeshjen mes Prishtinës dhe Ballkanit, e fitoi skuadra nga Suhareka me rezultat minimal si mysafire me 1-0, ndeshje kjo e cila u zhvillua të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” nën reshje të dendura të shiut.

Tabelën e kryeson Gjilani, që ka grumbulluar 13 pikë me të gjitha ndeshjet e zhvilluara. Ndiqet më pas nga Ballkani me nëntë (9) pikë, që ka 2 ndeshje më pak të zhvilluara.

Pastaj, në rend vjen ekipi nga Gjilani, Drita me tetë pikë, duke u pasuar nga Prishtina që ka një pikë më pak (7) dhe zë vendin e katërt.

Ndërsa krejt në fund, është Malisheva ajo e cila e kompleton pesëshen, me gjithsej gjashtë pikë.

Renditjen e gjeni të bashkangjitur:

Gjilani 13 pikë, Ballkani 9, Drita 8, Prishtina 7, Malisheva 6.

Gjithashtu tabelen e renditjes e pasojnë edhe katër ekipet tjera të cilat deri më tani kanë akumuluar pikët si në vijim:

Llapi 5 pikë, Ferizaji 3, Trepça 2, Dukagjini 1.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika