“Kjo quhet krenari”, Rama pas barazimit të Shqipërisë ndaj Kroacisë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas ndeshjes së sotme mes Shqipërisë dhe Kroacisë, e cila përfundoi me rezultat 2:2. Teksa ka theksuar se paraqitja e tyre ishte për t’u ndierë krenar, Rama ka shtuar se kundër Kroacisë ishte një Shqipëri e re, e përkushtuar me mish e me shpirt ndaj flamurit kuqezi. “Përballë […]
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas ndeshjes së sotme mes Shqipërisë dhe Kroacisë, e cila përfundoi me rezultat 2:2.
Teksa ka theksuar se paraqitja e tyre ishte për t’u ndierë krenar, Rama ka shtuar se kundër Kroacisë ishte një Shqipëri e re, e përkushtuar me mish e me shpirt ndaj flamurit kuqezi.
“Përballë një skuadre shumë më të fortë në letër dhe me shumë më shumë eksperiencë në këto nivele ishte një Shqipëri e re, e përkushtuar me mish e me shpirt ndaj flamurit kuqezi, e cila të mbush me krenari, me dashuri, me respekt e me optimizëm për rrugën përpara, përtej këtij Europiani, falë djemve të jashtëzakonshëm dhe publikut të saj po aq të jashtëzakonshëm”, ka shkruar Rama në Facebook.
Ai ka thënë se me kokën lartë, me pasion, shpirt skuadre, ekziston përpjekje deri në fund për të bërë më të mirën.















