Klani i Novi Sadit kreu sulmin terrorist në Banjskë

Një klan i ri kriminal duket se vepron në Serbi. Madje atë nuk e kanë përmendur mediat apo politikanët e këtij shteti, por një gjë të tillë e ka bërë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai ka thënë se sulmin terrorist në Banjskë e ka kryer klani i Novisadit që sipas shefit të qeverisë kosovare, kontrollohet nga hiç më pak se ministri i mbrojtjes në Serbi, Millosh Vuçeviq

“Sulmin paramilitar e terrorist në Banjskë të Zveçanit e ka organizuar Klani i Novi Sadit. Në krye të tij ndodhet Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq. Ai është kryetari i partisë-shtet SNS, tri herë i zgjedhur kryebashkiak i Novi Sadit me ndihmën e Zvonko Veselinoviqit, dhe miku më i afërt i vëllaut të Presidentit të Serbisë, Andrej Vuçiq”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti ka shkuar edhe më tej, duke theksuar se terroristët e 24 shtatorit, po fshihen në Rashkë.

“Atyre MUP-i famëkeq serb iu ka ndarë vetura të tipit Shkoda Oktavia me ngjyrë të bardhë dhe të zezë e me tabela regjistrimi BG dhe… NS. Kosova nuk ka jurisdiksion në Serbi. A nuk do të duhej që BE-ja dhe ShBA-të ta formojnë një Gjykatë Speciale për Klanin e Novi Sadit?”, ka thënë Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Akuzat e Kurtit, i ka mohuar gjatë ditës ministria e mbrojtjes në Serbi.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë, që ministrit të mbrojtjes në Serbi, i përmenden lidhjet e tij me kriminelin që ndodhet në listë të zezë të SHBA-së e Britanisë së Madhe, Zvonko Veselinoviq.

Në një seancë Kuvendi, këtë e kishte bërë edhe deputeti i Partisë Popullore, Borislav Novakoviq.

“Milosh Vuçeviq si kryebashiak i Novi Sadid, mik personal dhe krah të djathtë e kishte Zvonko Veselinoviqin. Kompanitë e Zvonko Veselinoviq nuk mund të bëjnë biznes askund në botë, vetëm në Serbi. Dhe këtu ai është i privilegjuar, ai që është krimineli më i madh në këtë pjesë të Evropës, merr punë të privilegjuara. Në nivel Republike por edhe në qeverisjen lokale, fitimet ai i ndan me vëllain e Aleksandër Vuçiqit, Andrej Vuçiq”, ka thënë Borislav Novakoviq – Deputet i Partisë Popullore.

Borislav Novakoviq – Deputet i Partisë Popullore

Sulmi terrorist në Banjskë, për ish-kryeinspektorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës(AKI), Burim Ramadani, nuk ka asnjë dyshim se u orkestrua nga vet shteti serb.

“Është e pamundur që në Serbi, në një shtet autokratik me tendenca serioze kah diktatura, të ketë grupe, klane apo struktura të caktuara të cilat mund të veprojnë pa dijeninë e Vuçiqit, pa dijeninë e Mojsiloviqit, Vuçeviqit dhe Vulinit, sepse në një shtet të tillë jo demokratik dhe në një shtet të tillë ku gjithçka kalon përmes një zyre, e ajo është zyra e Vuçiqit, është tepër e qartë që operacioni ka qenë i organizuar në nivel ushtarak”, ka thënë eksperti i sigurisë, Burim Ramadani.

Burim Ramadani, ekspert i sigurisë

Kjo përgjegjësi, Ramadani thekson se kurrsesi nuk duhet të zvogëlohet, duke u drejtuar akuzat tek vetëm disa persona të caktuar.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika