“Klasa punëtore britanike është mburoja e fundit kundër antisemitizmit”
Pas sulmit terrorist ndaj Kongregacionit Hebraik Heaton Park në Mançester, ku u vranë dy besimtarë hebrenj, anëtari i Dhomës së Lordëve dhe politikan i Partisë Laburiste, Maurice Glasman, shpreh tronditjen dhe shqetësimin e tij të thellë për rritjen e antisemitizmit në Mbretërinë e Bashkuar. Në një intervistë për The Times of Israel, Glasman kujton momentin […]
Pas sulmit terrorist ndaj Kongregacionit Hebraik Heaton Park në Mançester, ku u vranë dy besimtarë hebrenj, anëtari i Dhomës së Lordëve dhe politikan i Partisë Laburiste, Maurice Glasman, shpreh tronditjen dhe shqetësimin e tij të thellë për rritjen e antisemitizmit në Mbretërinë e Bashkuar.
Në një intervistë për The Times of Israel, Glasman kujton momentin kur mësoi për sulmin dhe ndjenjën e “përdhosjes” që e përfshiu.
Ai e quan ngjarjen “të pashembullt historikisht”, duke theksuar se për më shumë se tre shekuj hebrenjtë kishin jetuar në paqe dhe prosperitet në Britani.
Figura e njohur e “Laburistëve Blu”, një krah brenda Partisë Laburiste që kombinon patriotizmin me vlerat tradicionale të klasës punëtore, e sheh antisemitizmin modern si rezultat të një “koalicioni të rrezikshëm” midis ekstremistëve islamikë, sektorëve të majtë progresivë dhe disa qarqeve akademike.
Glasman fajëson gjithashtu “progresivizmin e tepruar” dhe “migrimin masiv” për krijimin e një terreni të ri për urrejtje ndaj hebrenjve.
Ai kritikon ashpër universitetet britanike që, sipas tij, “janë kapur nga ideologjitë e rreme” dhe bën thirrje për “spastrimin e tyre moral dhe intelektual”.
Glasman kërkon gjithashtu heqjen e Aktit të të Drejtave të Njeriut dhe daljen nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në mënyrë që autoritetet të mund të ndalojnë protestat që “nxisin dhunë dhe urrejtje”.
Pavarësisht përplasjeve me segmentet progresive të partisë, Glasman ruan besnikërinë ndaj Laburistëve dhe shpreson në bashkëpunim me Sekretaren e Brendshme Shabana Mahmood, të cilën e cilëson si “myslimane të përkushtuar ndaj paqes dhe rendit”.
Optimzmi i tij buron nga besimi se klasa punëtore britanike mbetet “mburoja e fundit kundër antisemitizmit”.
“Ata nuk e pranojnë urrejtjen, ata e njohin hebreun si mik, fqinj dhe pjesë të arsyes së shëndoshë të kombit”, thotë Glasman.















