Klerikët fetarë në Hagë, vizitojnë ish-krerët e UÇK-së

Vizita e delagacionit të klerikëve fetarë shënon vizitën e parë të një delegacioni ndërfetar përgjatë dy viteve paraburgim për të akuzuarit për krime lufte, të cilët po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020

Foto nga izita e klerikëve fetar në Hagë (Autor: KP)

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërvana dhe Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, janë parë duke hyrë së bashku në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, me ç’rast do t’i vizitojnë ish-krerët e UÇK-së.

Delagacioni i klerikëve fetarë do ta vizitojë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe të tjerët, duke shënuar kështu vizitën e parë të një delegacioni ndërfetar përgjatë dy viteve paraburgim për të akuzuarit për krime lufte.

Pamjet drejt hyrjes së qendrës në fjalë janë siguruar nga KP, ndërsa lajmin për vizitën e prijësve fetarë e kishte konfirmuar Bashkësia Islame e Kosovës.

“Prijësit fetarë të Kosovës bashkohen për UÇK-në. Prijësit fetarë të Kosovës kanë udhëtuar drejt Hagës për t’i vizituar krerët e UÇK-së. Ata pritet që nesër të zhvillojnë takime me ta”, kanë shkruar në Facebook.

Konjufca është lideri i parë më i lartë nga Kosova që ka vizituar ish-liderët e UÇK-së. Ndërkaq, këta të fundit kishin refuzuar takimin me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është vizituar nga prindërit e tij më 8 korrik të këtij viti, pas afro dy vitesh paraburgim.

Prindërit e ish-presidentit Thaçi e përfundojnë vizitën e tyre në Hagë (VIDEO)

Ish-krerët e UÇK-së po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Aktakuza ndaj tyre lidhur me pretendimin për krime lufte është konfirmuar më 26 tetor 2020, ndërsa në paraqitjet e tyre para Dhomave të Specializuara në Hagë, ata janë deklaruar të pafajshëm.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika