Klestor Veseli për ftesën e Haxhiut: Mua personalisht nuk më ka shkruar

Klestor Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se nuk ka marrë personalisht ftesë nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për takimin e paralajmëruar me familjet e ish-krerëve të UÇK-së.

“Mua personalisht nuk më ka shkrujt”, ka thënë Veseli.

Haxhiu ka ftuar për takim në Presidencë familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, pas aktgjykimit dënues të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Sipas burimeve brenda Presidencës, takimi pritet të zhvillohet gjatë kësaj jave, ndërsa ende nuk është bërë e ditur data e saktë apo detaje të tjera lidhur me përmbajtjen e tij.

Aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së u shpall më 16 shtator në Hagë. Pas tij, në Prishtinë dhe në disa vende të Evropës janë organizuar protesta kundër vendimit të Dhomave të Specializuara.

Në Prishtinë, protesta në sheshin “Skënderbeu” po mbahet për të shtatën natë me radhë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika