Klinaku e quan politik aktgjykimin ndaj Pjetër Shalës

Faton Klinaku

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës (OVL UÇK), Faton Klinaku, ka reaguar pas shpalljes fajtor të Pjetër Shalës nga Gjykata Speciale.

Klinaku, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, e ka akuzuar Gjykatën Speciale se po i merr vendimet politikisht ndaj luftëtarëve të UÇK-së.

“Ashtu sikur në aktgjykimet e kaluara, edhe në rastin e bashkëluftëtarit Pjetër Shala, Gjykata Speciale aktgjykimet i merr politikisht”, ka shkruar Klinaku.

Klinaku ka shtuar se Gjykata Speciale po i dënon luftëtarët e UÇK-së duke u bazuar në dëshmi të pushtuesit serb dhe të dëshmitarëve të fshehur nga populli.

“Gjykata Speciale në Hagë në emër të popullit dënon luftëtarët e UÇK-së, por duke u bazuar në dëshmi të pushtuesit serb e me dëshmi të dëshmitarëve të fshehur nga populli”, shtoi ai.

Ndryshe, Dhoma e Gjykatës Themelore në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka dënuar Pjetër Shalën, ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), me 18 vjet burgim. Shala u shpall fajtor për ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në një fabrikë metalike në Kukës gjatë luftës në Kosovë.

Në aktgjykimin e saj, gjykata deklaroi: “Në emër të popullit të Kosovës, për arsye të shtjelluara në aktgjykim, trupi gjykues në bazë të Ligjit iu shpall z. Shala fajtor për veprat penale në vijim: pika 1 ndalim arbitrar si krim lufte, pika 3 torturë si krim lufte, dhe pika 4 vrasje e paligjshme si krim lufte.”

Gjykata përcaktoi dënime të veçanta për secilën nga veprat penale, për të cilat Shala u shpall fajtor.

Pjetër Shala dënohet me 18 vjet burgim 

 

Ky është aktgjykimi i dytë që shpallet nga Gjykata Speciale në lidhje me krimet e luftës, pas ish-komandantit, Salih Mustafa, që u dënua me 22 vjet burgim.

Të akuzuar për krime lufte janë edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika