Klinaku: Gjykata Speciale po bastis shtëpinë e bashkëluftëtarit të Calit

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se është informuar që Gjykata Speciale po bastis shtëpinë e bashkëluftëtarit të Calit

Gjykata Speciale

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, përmes një postimi ka thënë se Gjykata Speciale është duke i vazhduar aksionet e bastisjeve.

Klinaku ka thënë se është informuar që është duke u bastisur shtëpia e bashkëluftëtarit të Calit, Behar Berisha.

“Sapo u informova se specialja ka filluar sërish bastisje në shtëpinë e bashkëluftëtarit të Calit, Behar Berisha”, ka thënë Klinaku.

Ndryshe, Gjykata Speciale së fundmi ka kryer disa bastisje që ndërlidhen me proceset gjyqësore që po kryhen në Hagë.

Në lidhje me këto bastisje, Klinaku ka thënë se secili që është cak i këtyre bastisjeve nuk duhet të lejojë t’iu preket diçka pa prezencën e tyre, pasi “ata janë në gjendje edhe t’ju montojnë prova duke i quajtur gjoja konfidenciale”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika