Klinaku: Nëse ZPS më ka përgjuar edhe mua, bëjnë mirë që ta publikojnë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Luftës për Çlirimin e Kosovës (OVL) të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Faton Klinaku, ka reaguar ndaj publikimit të bisedave në Qendrën e Paraburgimit, duke thënë se do të ishte mirë që të publikoheshin edhe bisedat e tij me bashkëluftëtarët në Hagë

Faton Klinaku

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së), Faton Klinaku, ka reaguar në lidhje me publikimin e disa bisedave në Qendrën e Paraburgimit mes Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit me vizitorë nga ZPS.

Përmes një statusi në rrjetin e tij social në Facebook, ai ka thënë se bëjnë mirë që ta publikojnë edhe bisedën e tij me bashkëluftëtarët e tjerë në Hagë, pasi ata kanë folur vetëm realitetin.

“Nëse ZPS më ka përgjuar edhe mua kur kam qenë në vizitë të 8 bashkëluftëtarëve në Hagë, mirë bëjnë që ta publikojnë, sepse veç për realitetin kemi folur”, ka shkruar Klinaku.

Ndryshe, Gjykata Speciale ka vendosur që Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit t’u pezullohen vizitat dhe të gjitha komunikimet, pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar ka pretenduar se të akuzuarit kanë shkelur urdhrat e trupit gjykues duke zbuluar informata konfidenciale të dëshmitarëve të mbrojtur ose edhe pjesë të dëshmive të tyre për personat që i vizituan.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika