Klinaku nga OVL-UÇK: Më parë e vras Albin Kurtin, se sa iku nga Kosova

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku, ka shprehur në një postim në Facebook se më parë do të kishte preferuar të vriste Albin Kurtin sesa të largohej nga Kosova

Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku në emisonin "Personale". 15.06.2022

“…Më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”.

Kështu ka shkruar Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Faton Klinaku, në Facebook.

Këtë postim e kishte nisur duke thënë se një votues i kryeministrit Kurti është aq shumë i dëshpëruar saqë ka thënë se nuk ka mbetur gjë tjetër, veç të largohet jashtë vendit.

“I thashë: As se kam votu, as ndryshim për të mirë kurrsesi që nuk kam pritur nga ai, e sa i përket daljes jashtë, më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, kishte shkruar ai teksa shton se Kosovën nuk duhet e as që guxojnë ta lëshojnë ata që kanë luftuar për të.

Pas kësaj deklarate ai e ka bërë edhe një postim tjetër, ku përsëriti fjalinë e njëjtë se më parë e vret Albin Kurtin se sa ia lëshon rrugën e ikë nga Kosova.

“Nëse mediave ju duket postimi im si skandaloz, atëherë të më thonë se: A më shumë vlen Albini, apo atdheu ynë?  Prapë po e përsëris pra, nëse ju duket skandaloz postimi i mëhershëm: “Më parë e vras Albin Kurtin sesa ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika