Klinaku paralajmëron sërish protestë

Në një konferencë për media, përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kanë treguar veprimet që do të ndërmarrin, në rast të mospërfshirjes së veteranëve në ligjin për paga

Faton Kilnaku nga OVL-UÇK me bashkëpunëtorë në konferencë për media

Ushtruesi i detyrës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku ka paralajmëruar protestë në rast të mospërfshirjes së kategorisë së veteranëve në ligjin për pagë minimale, në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës, aty ku do të bëhet shqyrtimi i ligjit të pagave.

Në një konferencë për media, Klinaku ka thënë se në takimin me Kurtin nuk ishte arritur një dakordim dhe se ky i fundit u ka premtuar se do të dilte me një zgjidhje.

“Kryeministri ka premtuar që do të dalë me zgjidhje për këtë çështje dhe ne ju kemi dhënë kohë qeverisë dhe kuvendit. Ne ju japim kohë që deri në lexim të dytë ta përmirësojnë gabimin e diskrimiminit të pagës minimale për veteranë”, ka thënë Klinaku, gjersa ka paralajmëruar protestën e ardhshme në seancën tjetër të Kuvendit.

“Në qoftë se rregullohet, ne duartrokasim. Nëse jo, vazhdojmë protestën”, ka thënë Klinaku.

Ndër të tjera, Klinaku thekson çështjen e verifikimit të pjesëmarrësëve të batalionit të këshilltarit të Kryeministrit për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Aziz Bicit, pjesë e së cilës nuk ishte vetë Klinaku.

Ushtruesi i detyrës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, kishte kërkuar që të publikohet lista e 250 personave që këshilltari i Kryeministrit për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Aziz Bici, pretendon që kanë qenë pjesëmarrës në batalionin e tij.

Klinaku për listën e ish-ushtarëve të Bicit: Do ishte mirë të publikohej

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika