Klinaku për Fazliun: Në mungesë të fakteve për krime, ZPS po arreston ata që ishin fëmijë në luftë

Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinkau, e ka quajtur spektakël arrestimin e Fahri Fazliut

Faton Klinaku; ushtures detyre i kryetarit te OVL-se

Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinkau, e ka quajtur spektakël arrestimin e Fahri Fazliut.

“Gjykata ilegale Speciale, në mungesë të fakteve për krime lufte, vazhdon spektaklet e saj duke arrestuar edhe njerëz që në kohën e luftës së UÇK-së ishin fëmijë. Ajo sot ka arrestuar Fahri Fazliun, nipin e heronjëve Bahri e Fahri Fazliu, i cili gjatë luftës ishte vetëm 8 vjeçar,” shkruan Klinaku.

Lexo më shumë: Gjykata Speciale arreston Fahri Fazliun

Sipas tij, “krimin që po e bën ZPS, herëdokur do t’i kthehet bumerang vet asaj, dhe le ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë se nuk mund të na nënshtrojnë as ata, ashtu siç nuk na ka nënshtruar as pushtuesi.”

Këto “spektakle”, sipas Klinakut do të jenë për sa kohë që do të zgjas kjo e keqe e madhe për Kosovën.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika