Klinaku reagon pasi u akuzua për kërcënim ndaj Kurtit: Koncentrohuni, mos folni budallallëqe

Faton Klinaku, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e ka mohuar se e ka kërcënuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku në emisonin "Personale". 15.06.2022

“…Më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova” – janë fjalët që ka shkruar ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Faton Klinaku, para disa ditësh.

Më pas, ai është intervistuar nga Prokuroria Speciale, lidhur me deklaratën e tij për kryeministrin Albin Kurti, e cila u vlerësua si kërcënim ndaj tij.

Pas kësaj deklarate, sot ai ka bërë një reagim sërish në Facebook, duke mohuar deklaratën e tij.

“Koncentrohuni, mos folni budallallëqe”, ka shkruar ai, teksa ka bërë një analogji me thënien popullore, “E pres dorën e nuk vjedh”!

“A mos e kam kërcënuar dorën time!? I kërkoj falje publikut të gjerë që e kam vlerësuar aq lart një njeri që nuk e meriton vlerësimin tim”, ka vijuar ai.

Po ashtu, në lidhje me kanosjen me vrasje ndaj kryeministrit Kurti, të enjten është arrestuar edhe një person.

Prokuroria Speciale njofton se i dyshuari N.S. ka bërë “kanosje të dhunës për vrasje ndaj kryeministrit të Kosovës, pasi ka bërë një postim në rrjetin social ‘Facebook’ me përmbajtje inkriminuese, si dhe gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të emisionit ‘DEBAT PLUS’, të datës 30 gusht 2023, të njëjtën deklaratë i njëjti e përsërit”.

N.S në emisionin “Debat Plus” të RTV Dukagjinit kishte deklaruar se “kush bën keq sikurse Albin Kurti, duhet të vritet”.

Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika