Klinaku: Sa për Kroacinë dhe ndërkombëtarët, Kosova ende do të ishte nën Jugosllavi

Faton Klinaku

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka reaguar  pas deklaratave, të presidenti të Kroacisë, Zorna Millanoviq, ku ka thënë se sa për shtetin e Kroacisë Kosovë do të ishte ende në Jugosllavi.

Por ai meritën që Kosovë është shtet i pavarur edhe sovran i ka atribuuar popullit shqiptar edhe në veçanti UÇK-së.

“Po të mos ishin përpjekjet e popullit shqiptar, e sidomos po të mos ishte lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sa për Kroacinë dhe ndërkombëtarët, Kosova ende do të ishte nën Jugosllavi”, ka thënë Klinaku.

Më tej ai ka thënë se kjo nuk është hera e parë që  toka shqiptare janë në tryezën e copitim, pasi sipas tij, “Shqipërisë i janë aneksuar territoret edhe më herët, por ta themi që nga 1912-ta”.

“Për këtë, shqiptarët nuk i kanë ndalur asnjëherë përpjekjet për t’i rikthyer territoret, që ende i mbajnë pushtuesit sllav e grek”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika