Klinaku: Specialja po vazhdon gjahun ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë
Ushtruesi i detyrës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka reaguar pas arrestimeve të fundit nga Gjykata Speciale. Ai ka shkruar në Facebook se, pas lajmeve për arrestimin e Isni Kilajt dhe Fadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve Fahri dhe Bahri Fazliu, sipas informacioneve që ka marrë, është arrestuar […]
Ushtruesi i detyrës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka reaguar pas arrestimeve të fundit nga Gjykata Speciale.
Ai ka shkruar në Facebook se, pas lajmeve për arrestimin e Isni Kilajt dhe Fadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve Fahri dhe Bahri Fazliu, sipas informacioneve që ka marrë, është arrestuar edhe Bashkim Smakaj.
Klinaku ka theksuar se këto veprime të Gjykatës Speciale janë pjesë e një “gjahu” të vazhdueshëm ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftëtarëve të saj.
“Gjykata Speciale po vazhdon gjahun ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë. Në media u dha lajmi për arrestimin e Isni Kilajt e Bashkim Smakajt, por sipas informatave që po më vijnë është arrestuar edhe Fadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu”, ka shkruar Klinaku.















