Klinë, arrestohen dy persona për bixhoz – sekuestrohen katër vetura
Dy persona janë arrestuar në Klinë me dyshimin se kanë organizuar bixhoz të paligjshëm. Rasti ka ndodhur të hënën në mbrëmje. Policia e Kosovës ka njoftuar se të arrestuarit, meshkuj kosovarë, dyshohet se kanë vepruar bashkë me disa persona të tjerë, të cilët me të parë policinë janë larguar nga vendi i ngjarjes. Në kuadër […]
Dy persona janë arrestuar në Klinë me dyshimin se kanë organizuar bixhoz të paligjshëm.
Rasti ka ndodhur të hënën në mbrëmje.
Policia e Kosovës ka njoftuar se të arrestuarit, meshkuj kosovarë, dyshohet se kanë vepruar bashkë me disa persona të tjerë, të cilët me të parë policinë janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Në kuadër të rastit, policia ka sekuestruar edhe katër vetura që dyshohet se u takojnë personave të përfshirë.















