Klinë: Vetura e kombibusi aksidentohen dhe përfshihen në flakë – dyshohet se një person mbeti brenda

Një aksident trafiku ka ndodhur në Preqevë të Klinës mes një veture dhe një kombibusi, të cilat janë përfshirë nga flakët.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se dyshohet se një person ka mbetur brenda.

“Në 19:05 policia është njoftuar për një aksident në Preqevë në mes një veture dhe një kombibusi. Në rastin e aksidentit, në momentin kur ka ndodhur, veturat i ka kapluar zjarri dhe po dyshohet se një person ka mbetur brenda. Nuk e dimë nëse është gjallë”, tha Gashi

Tutje Gashi është shprehur se po presin informacione nga vendi i ngjarjes për të ditur më shumë në lidhje me personin që dyshohet të ketë mbetur brenda.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika