Klopp befason me planin për Gjermaninë: 44 lojtarë në dy skuadra

Trajneri i ri i Gjermanisë, Jürgen Klopp, ka zgjedhur një qasje të pazakontë që në ndeshjet e para në krye të kombëtares.

Klopp ka grumbulluar 44 futbollistë, të ndarë në dy skuadra nga 22 lojtarë, për katër ndeshjet e para të Gjermanisë në Ligën e Kombeve.

Ideja është që dy skuadrat të përdoren në mënyrë të alternuar, duke menaxhuar ngarkesën fizike të lojtarëve dhe duke i dhënë trajnerit mundësinë të testojë sa më shumë alternativa.

Jamal Musiala dhe Joshua Kimmich pritet të luajnë vetëm në dy ndeshjet e para, ndaj Holandës dhe Greqisë, ndërsa më pas do të pushojnë.

Kjo qasje është mirëpritur edhe nga figura të njohura të futbollit gjerman. Ish-kapiteni i Gjermanisë dhe kampioni i botës, Lothar Matthaus, e ka cilësuar idenë e Kloppit si “të jashtëzakonshme”.

Klopp synon që përmes këtij eksperimenti të nisë rindërtimin e Gjermanisë dhe të krijojë bazën e skuadrës që do të synojë Euro 2028.

Të fundit nga rubrika