Klopp paralajmëron Juventusin rreth Firminos

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka lënë të kuptohet se sulmuesi brazilian, Roberto Firmino nuk do të largohet nga Anfield Road

Pas largimit të Sadio Mane nga Liverpool, edhe Roberto Firmino është lidhur me një largim të mundshëm gjatë kësaj vere.

Megjithatë, ka qenë pikërisht trajneri i ‘të kuqve’, Jurgen Klopp, i cili sot ka deklaruar se lojtari bën pjesë në planet e tij, duke i quar kështu mesazhin Juventusit se lojtari nuk do të largohet.

“Bobby është vendimtar për ne”, tha fillimisht trajneri gjerman.

“Ai është zemra dhe shpirti i skuadrës. Mënyra se si ne luajtëm në vitet e fundit ishte e mundur vetëm për shkak të tij. Ai është thelbësor për skuadrën tonë”, shtoi tutje ish trajneri i Borussia Dortmund.

Ditëve të fundit është raportuar se futbollisti në fjalë mund t’i bashkohej Juventusit për rreth 20 milionë euro gjatë kësaj vere, gjë e cila nuk pritet të ndodh pas deklaratave të trajnerit Klopp.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika