KMDLNJ-ja: Gjykata Speciale po shkakton dhunë psikologjike

KMDLNJ-ja ka akuzuar Gjykatën Speciale për shkaktimin e dhunës psikologjike në Kosovë dhe për shënjestrimin e kundërshtarëve të saj

Fotografi ilustruese

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka akuzuar Dhomat e Specializuara të Hagës për shkaktim të dhunës psikologjike në Kosovë, përmes bastisjeve të paparalajmëruara.

Në një komunikatë për media, KMDLNJ-ja ka kërkuar reagim të menjëhershëm nga Kuvendi i Kosovës në lidhje me këtë situatë.

Sipas KMDLNJ-së, bastisjet e paparalajmëruara dhe mbajtja nën presion e individëve të bastisur janë shkaktuese e një dhune psikologjike të vërtetë, duke shpërfillur kundërshtarët e Gjykatës Speciale.

Kjo situatë, sipas tyre, po shënjestron të gjithë ata që janë kritikues të kësaj gjykate, përfshirë ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe institucionet shtetërore të Kosovës.

“Realisht, mund të flasim për një dhunë psikologjike dhe pasiguri të shkaktuar për shkak të bastisjeve të paparalajmëruara dhe mbajtja nën presion të personave të bastisur për një kohë të gjatë deri në një vendim të gjykatës. Në këtë mënyrë po shënjestërohen të gjithë ata që në një mënyrë apo tjetër po e kundërshtojnë këtë gjykatë, sikur edhe ata që kanë qenë në marrëdhënie të punës te udhëheqësit e UÇK-së dhe të institucioneve shtetërore të Kosovës, në çfarëdo cilësie. Gjithashtu, po shënjestërohen edhe ata që falë postit në të kaluarën e tyre, kanë qenë në vende ku ka pasur informata të ndjeshme, të cilat GJRS–ë, nën kërcënim për ndjekje penale, po mundohet t’i sigurojë nga këta persona të cilët nuk kanë asnjë detyrim të bashkëpunojnë me ZPS-së”, thuhet në reagim.

Këshilli ka theksuar se Gjykata Speciale po injoron plotësisht sovranitetin dhe integritetin e Kosovës.

Gjithashtu, KMDLNJ-ja ka akuzuar Gjykatën Speciale për racizëm dhe favorizim të dëshmive serbe.

Në përfundim të reagimit, KMDLNJ-ja ka bërë thirrje për të mbrojtur informacionin personal dhe të mos japin fjalëkalimin e telefonave celularë ose pajisjeve të tjera elektronike, përveç nëse bëhet kjo vullnetarisht dhe me pëlqimin e tyre.

“Për të gjitha këto të bëma të kësaj Gjykate, pasi të largohet mjegulla e dezinformimit, përgjegjësia kryesore do të adresohet te Kuvendi i Kosovës dhe deputetët e tij për shkak të qëndrimit të tyre oportunist, një pjesë e të cilëve është shndërruar në lojtarë aktivë kundër atyre që po gjykohen duke e shpërfillur faktin se kjo në fund të fundit do t’i adresohet shtetit të Kosovës. KMDLNj-ja i bën me dije ata që në të ardhmen do të bastisen se nuk kanë asnjë detyrim ligjor të japin fjalëkalimin e telefonave celularë apo pajisjeve tjera elektronike, përveç nëse këtë e bëjnë vullnetarisht dhe me pëlqimin e tyre”, thuhet tutje në komunikatën për media.

Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka konfirmuar bastisjet në shtëpitë e dy ish-këshilltarëve të Hashim Thaçit, Blerim Shala dhe Bashkim Smaka.

Në një përgjigje për Dukagjinin, ata kanë konfirmuar, por nuk kanë dhënë detaje në lidhje me rastin.

“Prokuroria e Specializuar (SPO) është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë. Operacionet e PSP-së po mbështeten nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në përgjigje.

Bastisjet ndaj Shalës i ka konfirmuar vetë avokati i tij, Artan Qerkini, i cili ka thënë se bastisja ka qenë e shkurtër dhe se për shpalosjen e detajeve të tjera do të konsultohet gjatë ditës me Shalën, klientin e tij.

Ndërkaq, nga shtëpia e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smaka, Dukagjini ka raportuar nga vendi i ngjarjes.

Shija e redaktorit

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve,...

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve,...

ASK: Mbi 1 milion e 420 mijë qytetarë të regjistruar...

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencionit të Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar 1 milion e 420 mijë...

Të fundit nga rubrika