KMDLNj: Protesta e PSD-së ishte e drejtë, Policia përdori forcë joproporcionale

KMDLNj-ja ka vlerësuar se protesta e Partisë Socialdemokrate të mërkurën kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ishte jo e dhunshme dhe e drejtë. Ndërsa, kanë kërkuar nga Inspektorati Policor të hetojë nëse zyrtarët policorë kanë tejkaluar përgjegjësitë e tyre gjatë përplasjes me aktivistët

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar lidhur me protestën e Partisë Socialdemokrate (PSD) kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

KMDLNj ka vlerësuar se protesta ishte e drejtë dhe jo e dhunshme, ndërsa ka bërë thirrje për hetim nëse zyrtarët policorë kanë tejkaluar përgjegjësitë e tyre gjatë përplasjes me aktivistët.

Në reagimin e tyre, KMDLNj ka shprehur shqetësimin e tyre për përdorimin e një force joproporcionale gjatë arrestimit të aktivistëve të PSD-së, duke kërkuar hetim nga Inspektorati Policor për të vlerësuar nëse janë tejkaluar përgjegjësitë e Policisë gjatë menaxhimit të protestës.

KMLDNJ-ja ka theksuar se Policia ka përdorur forcë joproporcionale ndaj protestuesve, duke bërë thirrje për respektimin e standardeve minimale profesionale dhe morale në menaxhimin e këtyre situatave.

Në lidhje me vizitën e kryetares së Gjykatës Speciale në Kosovë, KMDLNj ka vlerësuar se ajo nuk mund të konsiderohet ndryshe veçse si provokim, duke përmendur qëndrimin e tyre të fortë kundër kësaj vizite në kontekstin e mosrespektimit të të drejtave të qytetarëve të Kosovës që mbahen peng në Burgun e Gjykatës Speciale në Hagë.

“KMDLNj-a ka monitoruar protestën e organizuar nga PSD – së kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Raciste Speciale, Ekaterina Trandafilova, në Prishtinë, përkatësisht takimit në hotelin me një pjesë të përzgjedhur të shoqërisë civile. Jashtë hotelit ishin policë të Kosovës, ndërsa brenda hotelit kishte policë specialë të uniformuar dhe të veshur si civilë. Ishin të pranishëm shumë media. Udhëheqës të veteranëve të UÇK- së u prononcuan para mediave sikur që e bënë edhe udhëheqës të PSD -së. Kur aktivistë të PSD -së hodhën tymyes, Policia e Kosovës intervenoi duke arrestuar së paku 5 aktivistë të PSD -së, ndaj të cilëve u përdor një forcë joproporcionale, për KMDLNJ- ën krejtësisht e panevojshme. Në rrëmujën e krijuar, është alivanosur gazetari i portalit Arbresh .info. KMDLNj kërkon nga Inspektorati Policor i Kosovës të bëjë hetime nëse janë tejkaluar përgjegjësitë me të cilat është pajisur Policia me rastin e menaxhimit të protestave”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.

Në përfundim, KMDLNj-ja ka mbështetur legjitimitetin e protestës së PSD-së, duke e vlerësuar si një shprehje e drejtë e qytetarëve në një shoqëri demokratike dhe ka ngritur shqetësimin e tyre lidhur me ndikimin e vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale në stabilitetin dhe sigurinë e shoqërisë.

“Protesta e PSD -së është e drejtë dhe kjo është e rregulluar me ligj. Protesta, në të njëjtën kohë, është e drejtë e njeriut në çdo vend demokratik. Në kohën kur qytetarëve të Kosovës që po mbahen peng në Burgun e Gjykatës Soeciale Raciste në Hagë po iu mohohen të drejtat elementare të njeriut, vizita e kryetares së kësaj Gjykate në Prishtinë nuk mund të konsiderohet ndryshe, përveç se provokim dhe veprim në kundërshtim me standardet minimale profesionale dhe morale. KMDLNj ka qenë fuqishëm kundër kësaj vizite”, ka vijuar reagimi i tyre.

Në këtë protestë janë arrestuar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe pesë aktivistë të PSD-së.

PSD-ja ka thënë se Trëndafilova nuk është e mirëseardhur në Kosovë.

Në protestë janë hedhur gaz lotsjellës dhe mjete shpërthyese.

Lexo edhe: Eskalon protesta e PSD-së e OVL-UÇK-së, hedhin gaz lotsjellës e mjete shpërthyese (VIDEO)

Tymi ka depërtuar edhe brenda hapësirës së hotelit.

“TrendafilOUT”, “UÇK-ja nuk mund të gjykohet”, “Historia është shkruar, propaganda ka dështuar”, janë disa nga pankartat e mbajtura nga aktivistët e PSD-së.

Protestës i është bashkëngjitur edhe organizata e veteranëve të luftës (OVL – UÇK).

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika