Knaus: Ministrat e Jashtëm duhet të caktojnë takim të jashtëzakonshëm për Kosovën
Gerald Knaus nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet e ka quajtur “çmenduri” ndalimin e mundshëm të progresit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Knaus ka kërkuar një takim të jashtëzakonshëm nga ministrat e jashtëm në Strasburg, për të adresuar çështjen e aplikimit të Kosovës në KiE. “Ministrat e Jashtëm në Strasburg duhet ta caktojnë […]
Gerald Knaus nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet e ka quajtur “çmenduri” ndalimin e mundshëm të progresit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Knaus ka kërkuar një takim të jashtëzakonshëm nga ministrat e jashtëm në Strasburg, për të adresuar çështjen e aplikimit të Kosovës në KiE.
“Ministrat e Jashtëm në Strasburg duhet ta caktojnë një datë të re për një takim të jashtëzakonshëm brenda javësh, që të votohet për aplikimin e Kosovës sapo të ecë në çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Kjo do t’i çonte sinjal të qartë Serbisë se shtetësia e Kosovës është e qëndrueshme dhe ruan mbështetjen e plotë të demokracive evropiane”, ka shkruar ai në platformën X.
Po ashtu, ai e ka vlerësuar si “shumë të mirë” propozimin e Qeverisë së Kosovës për zgjidhjen e çështjes së Asociacionit në lidhje me anëtarësimin në Këshill.
Knaus ka shtuar se injorimi i formulës së Ahtisaarit për paqe dhe rekomandimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të ishte “fatale për ministrat e jashtëm”.
Kosova mbetet jashtë agjendës për mbledhjen e Komitetit të Ministrave të KiE-së
Pavarësisht zotimit të Qeverisë së Kosovës për përgatitjen e draftstatutit të Asociacionit një ditë më parë, Kosova ka mbetur jashtë rendit të ditës për mbledhjen e sotme të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.
Tomorrow, foreign ministers in Strasbourg should set a new date for an extraordinary meeting within a few weeks, to be able to vote on Kosovo’s application once it has moved forward on the issue of the ASM.
This would send a clear signal to Serbia that Kosovo’s statehood is… pic.twitter.com/XaRwucThNu
— Gerald Knaus (@rumeliobserver) May 17, 2024















