Koalicionet në Prishtinë – Kush kë po e përkrah?

Lidhja Demokratike në Prishtinë ka arritur koalicion me Aleancën e Ardhmërisë së Kosovës. Afër një marrëveshje bashkëpunimi LDK-ja me Përparim Ramën janë edhe me Nismën. Ndërkaq, PDK-ja, partia më e madhe jashtë balotazhit, ka oferta porse zyrtarisht anëtarë të saj i thanë televizionit se nuk kanë asnjë vendim

“Faleminderit Beko, i grahim përpara”…

Kritikat që ia kishte bërë Përparim Ramës gjatë fushatës për rundin e parë të zgjedhjeve, në humor i ktheu sot kandidati i AAK-së, Bekë Berisha, dhe kështu bëri të ditur se do ta përkrah pikërisht kandidatin e LDK-së në balotazh.

Më shumë detaje nuk u dhanë nga asnjëra parti rreth kësaj marrëveshje.

Megjithatë, Lidhja Demokratike mbetet afër zyrtarizimit të një bashkëpunimi edhe me një tjetër subjekt.

”Jemi shumë afër finalizimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike”, ka thënë Endrit Zabërgja – Kandidati për asamblist nga Nisma Socialdemokrate.

Ndërkohë, siç merr vesh televizioni Dukagjini nga burime të afërta me zhvillimet, PDK-ja si partia më e madhe jashtë balotazhit, ka pasur ofertë për bashkëpunim sikurse nga VV-ja ashtu edhe nga LDK-ja.

Por, Besiana Musmurati tha se nuk ka asnjë zhvillim konkret e marrëveshje.

”Për besë, s’kemi qëndrim. Kur të kemi e publikojmë për të gjithë. S’kemi diskutuar ende. Ne kemi humb kështu që tash vendosin qytetarët, për koalicione është hala shumë herët”, ka thënë Besiana Musmurati – PDK.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje, që garon në balotazh në kryeqytet me kandidatin e vet Hajrulla Çeku, nuk është përgjigjur për mundësitë e bashkëpunimeve për 9 nëntorin.

Për monitorues të komunave, pavarësisht koalicioneve të arritura, një subjekt luan rol më të rëndësishëm sesa të tjerët.

”Partia Demokratike është përcaktuesi i fituesit në Prishtinë dhe mendoj që më e natyrshme do të ishte sikur PDK dhe LDK të arrinin një marrëveshje për të shkuar në mbështetje të kandidatit të LDK pavarësisht se e dimë që ka pasur vërejtje për Ramën…”, ka thënë Shemsi Jashari – Monitorues i komunave.

Raundi i dytë për zgjedhjet lokale mbahet më 9 nëntor ndërkohë në Prishtinë i pari doli Përparim Rama i LDK-së me vetëm 518 vota më shumë se Hajrulla Çeku i VV-së, të cilët synojnë të udhëheqin me kryeqytetin e Kosovës.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika