‘Koalicioni Kurti – Vuçiq’ në qeverinë e Maqedonisë: Mickoski i jep agjentit të BIA’së ministrinë e marrëdhënieve mes komuniteteve

BDI pas 16 vitesh do të jetë opozitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, e zakonisht edhe dikasterin e Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive e kishte kjo parti.

Tash pritet të zëvendësohet e ti prijë miku i presidentit serb, Ivan Stoiljovic, e i të gjithë presidentëve serbë në fakt, pasi sipas raporteve ai është ai aset i agjencisë serbe të inteligjencës BIA, raporton Gazeta Metro.

Ivan Stoiljovic, kreu i Partisë Demokratike të Serbëve të Maqedonisë, u propozua se do të jetë në krye të kësaj ministrie në kabinetin që do t’i prijë Hristijan Mickoski i VMRO-DPMNE.

Një zhvillim ironik ky kur koalicioni opozitar shqiptar në Maqedoninë e Veriut, VLEN, mbështetet aktivisht nga Vetëvendosje në Prishtinë.

Stojilkovic njihet edhe si i afërt me presidentin serb Aleksandar Vucic, i cili që në janar kishte marrë pjesë në njëlloj tubimi elektoral në Shkup të partisë së tij në janar të 2024’së kur priteshin zgjedhjet në shtetin fqinj.

Në atë akademi të Shën Savës i ishte drejtuar publikut edhe atëherë presidenti maqedonas Pendarovski por, që nuk u mbështet më pas nga Stoiljovic që ishte në koalicion parazgjedhor me VMRO-DPMNE e Hristijan Mickoski, duke iu bashkuar retorikës së tyre albanofobe e euroskeptike me entuziazëm.

Ai në median e pushtetit në Beograd, të njohur për qasjen ultranacionaliste serbe e pro-ruse, Novosti, kishte deklaruar me ngazëllim se “shqiptarët më nuk do na i qepin kostumet ne në Maqedoni” duke proklamuar përafrimin me Serbinë dhe theksuar ‘Ballkanin e Hapur si një alternativë e Bashkimit Europian madje.

Stoiljkovic aq larg kishte shkuar sa i kishte cilësuar ‘tradhtarë’ politikanët e partisë maqedonase LSDM që bashkëpunonin me shqiptarët.

Stoiljkovic kishte vizituar edhe Moskën madje si i ftuar krah fashistëve të famshëm serbë, pro-rusëve të sanksionuar Milorad Dodik e Aleksandar Vulin më 2013.

Në fillim të muajit qershor rrjeti ndërkombëtar i gazetarisë hulumtuese Organized Crime and Corruption Reporting Project (OCCRP) publikoi profilin dokumente të klasifikuara sekrete të Kundërzbulimit të Maqedonisë së Veriut që e kishin përcjellë me kujdes veprimtarinë e tij deri në atë masë sa e kanë përgjuar e zënë duke marrë urdhra e udhëzime nga agjenti serb Goran Zivaljevic.

Dokumentet e publikuara OCCRP lënë të kuptohet se Serbia dhe Rusia po vepronin të koordinuara edhe me agjentët e asetet e Rusisë në Shkup.

Afrim Gashi i Alternativës nga koalicioni VLEN u zgjodh kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut.

Arben Taravari do të jetë pjesë e kabinetit të Mickoski, si ministër i shëndetësisë, përfshi edhe 6 ministri të tjera dhe një zëvendës-kryeministër. Qeveria e re e Mickoskit pritet të votohet këtë fundjavë kur edhe skandon afati ligjor./gazetametro.net

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika