Koalicioni për Familjen nderon heroin Zahir Pajaziti në përvjetorin e rënies së tij
Në përvjetorin e rënies së heroit Zahir Pajaziti, Koalicioni për Familje ka zhvilluar homazhe pranë kullës së tij, duke nderuar veprën dhe sakrificën e tij për lirinë e vendit. Selim Pacolli, kandidat për deputet nga ky koalicion, shprehu mirënjohje të thellë për kontributin e heronjve të kombit dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së vlerave të […]
Në përvjetorin e rënies së heroit Zahir Pajaziti, Koalicioni për Familje ka zhvilluar homazhe pranë kullës së tij, duke nderuar veprën dhe sakrificën e tij për lirinë e vendit.
Selim Pacolli, kandidat për deputet nga ky koalicion, shprehu mirënjohje të thellë për kontributin e heronjve të kombit dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së vlerave të luftës për liri dhe përcjelljen e tyre te brezat e ardhshëm.
“Në përvjetorin e rënies së heroit Zahir Pajaziti, në homazhe pranë Kullës së tij, duke e nderuar veprën dhe sakrificën për lirinë e vendit.
Koalicioni për Familje shpreh mirënjohjen e tyre të thellë për kontributin e heronjve të kombit dhe rëndësinë e ruajtjes dhe përcjelljes së vlerave të luftës për liri tek brezat e ardhshëm”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
















