Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen e të riut nga Kukësi

Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra”, është deklaruar i pafajshëm në rastin ku ai dhe katër persona të tjerë akuzohet për vrasjen e të riut nga Kukësi që ka ndodhur më 3 janar të vitit 2023

Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra”, Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli u deklaruan të pafajshëm lidhur me akuzat për rastin e vrasjes së V.C., më 3 janar 2023, në lokalin “Kobra City” në Prizren.

Deklarimin rreth fajësisë, të akuzuarit e bënë në seancën fillestare të së enjtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Absolutisht, për asnjërën hiç, edhe kisha pas qejf nëse vetëm njëra prej provave që i ka cek ajo figuron, dora jem apo diçka…qitu burgim të përjetshëm”, tha Hoxhaj.

Kjo seancë u shoqërua me tensione, pasi i akuzuari “Kobra” iu drejtua të akuzuarit Roland Susuri “Zotni, keni me pjellë DVR, 16 muaj jam tu majt burg, kemi me pjellë DVR”.

E pas kësaj, i njëjti u përjashtua nga salla e gjykimit, por u soll pas pak momentesh dhe kërkoi falje për prishjen e rendit.

(VIDEO) “Kobra” sillet para Gjykatës, pritet të mbahet seanca fillestare për vrasjen e të riut nga Kukësi

 

 

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika