Koci: Qytetari pretendon se policët serbë i morën 2 mijë euro pas kërcënimeve në kufi

Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se një qytetar nga Kosova pretendon se është detyruar t’u japë 2 mijë euro policëve serbë në pikën kufitare Batrovci/Bajakovo, pasi, sipas tij, është kërcënuar me arrestim dhe paraburgim.

Në një postim në Facebook, Koci ka njoftuar se është kontaktuar nga një qytetar me emrin Ilir, identitetin e të cilit, sipas tij, e ka verifikuar dhe posedon dokumentet përkatëse.

Sipas rrëfimit të qytetarit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, teksa ai po largohej nga Serbia së bashku me familjen. Ai pretendon se në pikën kufitare janë ndaluar për kontroll dhe janë dërguar në një garazh brenda zonës kufitare, ku disa policë kanë kontrolluar sendet personale dhe telefonat mobilë të familjarëve.

Sipas Kocit, qytetari ka deklaruar se gjatë kontrollit, në telefonat e fëmijëve janë gjetur fotografi me flamurin shqiptar dhe të UÇK-së. Pas kësaj, ai pretendon se policët e kanë kërcënuar se do ta arrestonin dhe do ta dërgonin në paraburgim në Beograd, ndërsa fëmijët e tij do të mbeteshin vetëm, nëse nuk u paguante 2 mijë euro.

“Nga frika, ua kam dhënë 2.000 euro”, citohet të ketë thënë qytetari në rrëfimin e tij, sipas Kocit.

Avokati e ka cilësuar rastin si jashtëzakonisht serioz, nëse këto pretendime rezultojnë të jenë të vërteta.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që pretendojnë se kanë përjetuar trajtim të ngjashëm gjatë kalimit nëpër Serbi ta kontaktojnë atë, si dhe ta raportojnë rastin në stacionin më të afërt policor dhe në Ambasadën e Kosovës në vendin ku jetojnë.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika