Koci: Serbia e akuzon Maxhunin për krime lufte, ai nuk ka qenë pjesëtar i UÇK-së

Avokati Arianit Koci ka dhënë detaje të reja lidhur me ndalimin e shtetasit kosovar, Dugagjin Maxhuni, nga autoritetet serbe gjatë kalimit të kufirit Serbi-Kroaci.

Duke folur në emisionin FIVE të TV Dukagjinit, Koci tha se ndaj Maxhunit janë ngritur pretendime për krime lufte, përkatësisht se kinse si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka marrë pjesë në dëbimin e serbëve nga rajoni.

Megjithatë, avokati tha se këto pretendime nuk qëndrojnë, duke theksuar se Maxhuni nuk ka qenë pjesëtar i UÇK-së.

“Akuzat ishin ato çka po i bëjnë standarde autoritet serbe, krimet lufte, kinse se ka qenë si pjesëtar i UCK ka marrë pjesë në dëbim e serbëve prej atij rajoni. Dukagjini nuk ka qenë farë ushtar i UCK-së. Madje ai vet ka qenë i dëbuar prej forcave serbe në Shqipëri”, ka deklaruar Koci.

Maxhuni, i lindur më 10 maj 1979 dhe nga Beci i Gjakovës, sipas Kocit, fillimisht është ndaluar për verifikim gjatë kalimit të kufirit, ndërsa më pas familja është njoftuar se ai është transferuar në Beograd dhe se procedurat ndaj tij po vazhdojnë.

Avokati ka kritikuar institucionet dhe politikën kosovare për mungesën e vëmendjes ndaj rasteve të arrestimit të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika