Kodohen programet “Reality show” ku bën pjesë edhe “Big Brother”

Emisionet “Reality show” do të mund të shikohen në platformat televizive vetëm nëse e dini kodin sikurse ndodh me filmat për të rritur

Emisionet “Reality show” do të mund të shikohen në platformat televizive vetëm nëse e dini kodin sikurse ndodh me filmat për të rritur.

Ky vendim është marrë sot nga Komisioni i Pavarur i Mediave, ku është miratuar ndryshimi i Rregullores për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të miturve në shërbimet mediale, audio dhe audiovizuele, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kryetari i Bordit të KPM-së, Jeton Mehmeti, ka thënë se është bërë vetëm plotësim ndryshimi i rregullores, me qëllim që të mbrohen fëmijët nga përmbajtjet që ndikojnë negativisht në shëndetin e tyre mendor e moral.

Ai ka thënë se tashmë është bërë përkufizimi i qartë se çka është dhuna, si dhe është bërë kategorizimi se cilat programe janë të përshtatshme për fëmijë e cilat jo.

“Mbrojtja e fëmijëve nga zhanret e reja televizive të emëruara si “reality show”, Mund të ndikojnë në gjuhën e tyre, sjelljet e tyre. Të gjitha programet “reality show” duhet të jenë të koduara”, ka thënë Mehmeti, në mbledhjen e 12-të të KPM-së.

Ai ka thënë se besojnë se programet e tilla mund të minimizojnë çfarëdo ndikimi negativisht që mund të kenë te fëmijët.

Anëtari i KPM-së, Besnik Berisha, ka thënë se rregullorja është shume e avancuar dhe do t’i mbrojë fëmijët nga përmbajtjet e dëmshme.

“Të zbatohen në përpikëmëri që të mbrohet interesi publik”, ka kërkuar Berisha.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika