Koeficienti i ri, ekonomistët thonë se shtesat nuk po përmenden

Përballë rritjes së çmimeve, rritja që kanë marrë punëtorët e sektorit të arsimit me koeficientin e ri për paga, sipas tyre sërish nuk konsiderohet e kënaqshme. Njohës të ekonomisë, ngrijnë çështjen edhe të shtesave, që përveç arsimit, janë ndarë edhe për disa sektorë të tjerë

Ilustrim

Zërin e ngritën më së shumti për rritjen e pagave të tyre. Punonjësit në sektorin e arsimit, të pakënaqur me pagat e tyre përballë rritjes së çmimeve u futën në grevë në fillim të vitit shkollor, dhe e pezulluan atë vetëm pas 1 muaji.

Por zhvillimet e dy ditëve të fundit, përderisa janë në pushim ndërmjet gjysmë-vjetorëve, megjithatë, nuk janë pritur me shumë entuziazëm.

“Duke e pasur parasysh gjendjen në të cilën gjendemi, kjo rritje është një llojë rritje simbolike mos të them e kënaqshme hiç se çdo ditë e më tepër buxheti familjar po bie në minus”, ka thënë Nehar Shasivari, zëvendësdrejtor i “Dardania”.

Mësimdhënësit në shkollë fillore, me koeficientin e ri do të paguhen 588 eur, nga 421 sa paguheshin deri në këtë muaj, ndërsa një mësimdhënës në shkollë të mesme të lartë nga 459 euro, do të marrë 609.

Edukatorët, do të kene pagë prej 546 eurosh, nga 393 sa e kanë aktualisht.

Gjithsesi, sipas ekonomistit, Erton Bega ka një problem në procedimin e këtij ligji.

“Ajo çka mbetët në pikëpyetje është lidhur me shtesat që I kanë marr sektor të ndryshëm sic është sektori I arsimit me shtesën e kualifikimeve, sektori I sigurisë me shtesën e rrezikshmërisë dhe sektorët tjerë deficitet të cilët duhet të përcaktohen me udhëzime administrative ose akte tjera nënligjore pra ka një konfuzion në publik se sa do të jetë paga  që do ta marrin”, ka thënë Bega

Mësimdhënësit, bashkë me punëtorët e tjerë të sektorit publik, pagën me ndryshime pritet ta marrin gjatë këtij muaji.

“Plotësimndryshimi i ligjit për buxhet që parasheh vlerën e koeficientit tashmë është proceduar nga Qeveria për në Kuvend. Presim që Kuvendi ta trajtojë dhe miratojë atë me shpejtësinë e nevojshme. Ligji për Paga në Sektorin Publik hyn në fuqi me 5 shkurt. Pagat e reja aplikohen duke filluar nga ky muaj”, thuhet nga Qeveria e Kosovës.

Sindikata e Arsimit, gjatë së mërkurës, theksuan se nuk e kanë ndërmend që të kërkojnë që ligjin për pagat ta dërgojnë në Kushtetuese, pasi që sipas tyre, përmbushej një prej kërkesave për rritje të pagave prej së paku 100 eurosh.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika