“Koha kur VV-ja ka pasur dorë në LDK ka vdekur”, “Ka dy vjet që LDK-në e ka marrë lumi Vjosa”, Abdixhiku e Kurti përplasen në Kuvend

“Memli Krasniqi e Abdixhiku po flasin sikur të jenë aktivistë të VV-së që kanë dhënë dorëheqje e janë të pakënaqur me kryetarin, po më duket vetja si në Këshill të Përgjithshëm të VV-së. Pushoni me diskursin e aktivistit të pakënaqur të VV-së, prezantoni vizion, ide, jo pakënaqësi thuajse jeni anëtarë të VV-së”, ka thënë Kurti

(Majtas)Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku (djathtas)

Në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po debatohet për marrëveshjen e dakorduar në Ohër, ka pasur debat të ashpër në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku.

Kurti tha se Memli Krasniqi e Abdixhiku po flasin sikur të jenë aktivistë të VV-së, duke shtuar se të dytë duhet që të ndalojnë me diskursin e aktivistit të pakënaqur të VV-së.

“Memli Krasniqi e Abdixhiku po flasin sikur të jenë aktivistë të VV-së që kanë dhënë dorëheqje e janë të pakënaqur me kryetarin, po më duket vetja si në Këshill të Përgjithshëm të VV-së. Pushoni me diskursin e aktivistit të pakënaqur të VV-së, prezantoni vizion, ide, jo pakënaqësi thuajse jeni anëtarë të VV-së”, ka thënë Kurti.

E kësaj i është kundërpërgjigjur Abdixhiku, duke i thënë Kurtit se koha kur VV-ja ka pasur dorë në LDK ka vdekur.

“Unë kur e shikoj veten në pasqyrë nuk e kam barrën që kanë vdekur njerëz për kauzën time. Koha kur vetëvendosja ka pas dorë në LDK ka vdekur”, ka thënë Krasniqi.

E kësaj, i është përgjigjur Kurti duke replikuar se LDK-në, ka dy vjet që e ka marrë lumi Vjosa.

“Ka dy vjet që LDK-në e ka marrë lumi, e ka marrë lumi Vjosa”, ka thënë Kurti.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika