KOK-u reagon në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar për mesazhin provokues të Gjokoviqit

KOK-u ka reaguar ndaj mesazhit provokues dhe politik të tenistit nga Serbia, Novak Gjokoviq, duke deponuar ankesë në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në lidhje me këtë çështje

Foto ilustrim

Komiteti Olimpik i Kosovës ka reaguar të martën e 30 majit ndaj mesazhit provokues dhe politik të tenistit nga Serbia, Novak Gjokoviq.

Madje, KOK-u ka deponuar ankesë në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në lidhje me këtë çështje, ka njoftuar të martën përmes një njoftimi zyrtar.

Tenisti serb ka vazhduar me provokimet e tij politike, pasi të hënën shkroi mesazh me propagandë proserbe “Kosova është zemra e Serbisë! Ndaleni dhunën” pas fitores në rundin e parë të Grand Slamit “French Open”.

Ky veprim i Gjokoviqit është vlerësuar i papranueshëm ndaj KOK-ut, i cili ka kërkuar nga IOC-ja që të ndërmarrë masa ndaj tij.

“Gjokoviq promovoi sërish propagandën e nacionalistëve serbë dhe përdori platformën sportive për ta bërë këtë. Po ashtu, deklaratat e mëtejshme të bëra nga një personazh i tillë publik pa asnjë ndjenjë pendimi, rezultojnë drejtpërdrejt në ngritjen e nivelit të tensionit dhe dhunës mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në reagimin e KOK-ut.

KOK-u një kopje të reagimit ia ka dërguar edhe Federatës Ndërkombëtare të Tenisit.

Te KOK-u janë të shqetësuar me veprimin e Gjokoviqit, dhe për këtë arsye kanë kërkuar reagime të ashpra, jo vetëm nga IOC-ja por edhe Federata ndërkombëtare e Tenisit. Madje, kësaj të fundit i është kërkuar që ta hetojë këtë çështje dhe të hapë procedurë disiplinore kundër Gjokoviqit.

“I nderuari president, ajo që ndodhi në ‘French Open’, perceptohet si shkelje e parimeve sportive dhe e shpirtit olimpik, si një shkelje e Kartës Olimpike. Pavarësisht se Gjokoviq është një nga tenistët më të mirë, një sjellje e tillë e përsëritur nuk mund të tolerohet, pasi krijon një precedent të rrezikshëm që sporti mund të përdoret si një platformë për mesazhe politike, agjenda dhe propagandë. Unë me të vërtetë shpresoj që IOC të ngrit zërin në emër të sportit dhe të tregoj edhe një herë, siç e keni treguar gjithmonë, se sporti nuk mund të përdoret për mesazhe dhe agjenda politike dhe ju falënderoj paraprakisht për vëmendjen që do të rezervoni për këtë çështje”, thuhet në njoftimin zyrtar të KOK.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika