Kokainë, para e armë në banesë, Policia arreston dy të dyshuar në Fushë-Kosovë

Rasti i koduar ‘’Rrethi’’ vë në pranga dy të dyshuar për trafikim me narkotik dhe armë-mbajtje pa leje

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar për trafikim me narkotik dhe armëmbajtje pa leje.

Siç thuhet në njoftimin e Policisë, rreth orës 14:30 në rrugën e “Pejës” në Fushë-Kosovë, Policia e Kosovës ka ndaluar dhe arrestuar në flagrancë dy të dyshuarit.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, dega në Prishtinë, në vazhdën e luftimit të shitblerjes së paautorizuar të narkotikëve, sot me datën 21.05.2024 ka realizuar një plan taktik lidhur me rastin e koduar ‘Rrethi’ ku në asistencë edhe të një njësiti të hetimeve nga st. policor Fushë-Kosovë, rreth orës 14:30 në rrugën e ‘Pejës’ në Fushë-Kosovë, ka ndaluar dhe arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar. Personat e dyshuar E.XH., (viti i lindjes 1982) dhe A.I., (viti i lindjes 1979) janë ndaluar, por gjatë ndalimit është vërejtur se i dyshuari i dytë me qëllim të fshehjes së dëshmive ka gëlltitur një qese të vogël me lëndë narkotike të llojit kokainë, të cilën paraprakisht e kishte blerë nga i dyshuari i parë”, ka njoftuar Policia.

Më tej, në njoftim thuhet se me qëllim të sigurimit të provave të nevojshme, është kryer kontrolli i banesës së të dyshuarit E.XH., ku me këtë rast në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: Substancë e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në 17 qese (16 te vogla të gatshme për shitje dhe 1 me sasi më të madhe) me peshë të përgjithshme prej 99.4 gramë. Një pako në të cilën kishte një lloj përzierësi që përdoret për shtimin e sasisë së kokainës me peshë prej 63 gramë. Një peshore digjitale që përdoret për matje precize në sasi të vogla dhe disa qese të zbrazura. Para të gatshme në vlerë 1750 Euro. 3 Armë automatike AK-47. 6 karikatorë. Municion të llojeve të ndryshme në sasi prej 510 copë. 2 bajoneta dhe 8 pjesë të ndryshme për armë. Një palë dylbi dhe 2 këllëfë armësh. Një telefon celular.

Sipas Policisë, vlera e përafërt e narkotikëve të konfiskuar sipas çmimit të tregut llogaritet rreth 6000 euro.

“Të dyshuarit janë shoqëruar për intervistim dhe në konsultim me prokurorin kujdestar i dyshuari E.XH. dërgohet në mbajtje për rastet nga neni 267 dhe 366 i KPRK-së, kurse i dyshuari A.I dërgohet në mbajtje për disa urdhërarreste të mëhershme, të cilat i kishte aktive. Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa dhe veprime ligjore ndaj të gjithë personave që janë të përfshirë në vepra penale, në veçanti edhe ndaj atyre të cilët merren me trafikim të substancave narkotike”, thuhet më tej në njoftim.

Shija e redaktorit

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

Të fundit nga rubrika