Kolaj: Ngërçi politik mund të zgjidhet vetëm me marrëveshje politike
Astrit Kolaj nga Institutit të Kosovës për Drejtësi, ka deklaruar në emisionin Five se ngërçi politik në Kuvendin e Kosovës nuk mund të zgjidhet pa një marrëveshje politike mes partive. “Kjo situatë duhet të zgjidhet me një marrëveshje politike. Ne jemi duke pritur edhe vendim të Gjykatës Kushtetuese të cilin nuk e dimë se cili […]
Astrit Kolaj nga Institutit të Kosovës për Drejtësi, ka deklaruar në emisionin Five se ngërçi politik në Kuvendin e Kosovës nuk mund të zgjidhet pa një marrëveshje politike mes partive.
“Kjo situatë duhet të zgjidhet me një marrëveshje politike. Ne jemi duke pritur edhe vendim të Gjykatës Kushtetuese të cilin nuk e dimë se cili mund të jetë, a do ta pranojë kërkesën si të pranueshme, a do ta shqyrtojë, a do të jetë ndonjë mendim në lidhje me atë kërkesë.”
Sipas Kolajt, përvoja nga legjislaturat e kaluara ka treguar se bllokadat në Kuvend janë tejkaluar përmes marrëveshjeve ndërmjet partive politike.
“Mirepo pa një marrëveshje politike, kemi parë në kohën e të gjitha legjislaturave ka pasur edhe ngecje edhe në rastet tjera, mirëpo me një marrëveshje politike është zgjidhur situata dhe kemi vazhduar tutje.”
Ai paralajmëroi se, në mungesë të një marrëveshjeje të tillë, vendi mund të futet në një cikël të pafund të mbajtjes së seancave pa zgjidhje konkrete.
“Pa një marrëveshje politike mund të vazhdojmë me një numër të pacaktuar të të mbajtjes së seancave. Mund të kemi edhe një marrëveshje politike e cila na dërgon në zgjedhje, të bëhet një marrëveshje, të konstituohet Kuvendi, të shpërndahet dhe të shkojmë në zgjedhje”, ka deklaruar Kolaj.















