Kolgeci: Gjendja e policit Alban Rashiti është stabile, do të lirohet për në shtëpi
Gjendja e policit të plagosur në veri, Alban Rashiti, është stabile dhe gjatë ditës do të lirohet për në shtëpi. Këtë e ka konfirmuar drejtori i Kirurgjisë Torakale, njëherësh edhe doktori i cili e pranoi në spital, Nazmi Kolgeci. Sipas tij, pacienti është operuar dhe ka marrë trajtimet e nevojshme në Klinikën e Kirurgjisë, në […]
Gjendja e policit të plagosur në veri, Alban Rashiti, është stabile dhe gjatë ditës do të lirohet për në shtëpi.
Këtë e ka konfirmuar drejtori i Kirurgjisë Torakale, njëherësh edhe doktori i cili e pranoi në spital, Nazmi Kolgeci.
Sipas tij, pacienti është operuar dhe ka marrë trajtimet e nevojshme në Klinikën e Kirurgjisë, në QKUK.
“Për fat të mirë gjendja është e mirë dhe ne për pak presim ta lirojmë prej spitalit. Dje unë kam qenë në kujdestari dhe e kam pranuar policin i cili ka ardhë me lëndime me armë zjarri, në regjionin e krahun e majtë dhe regjionin e toraksit të majtë”.
“Pas pranimit e kemi bërë edhe intervenimin kirurgjik, ku është bërë heqja e predhës metalike që ka qenë në anën e majtë të gjoksit”.
“Trajtimi kryesor është trajtimi kirurgjik, pastaj është bërë trajtimi me medikamentozë që është akoma duke vazhduar deri tash kur po flasim”, ka thënë ai për EO.















