Kolona të gjata në pikat kufitare, pritje mbi tri orë në Merdare
Kthimi i mërgimtarëve në Kosovë pas festave të fundvitit ka shkaktuar kolona të gjata në disa pika kufitare. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, fluksi i lartë i udhëtarëve ka krijuar pritje të gjata. Në pikën kufitare të Merdarës, pritjet për të dalë nga Kosova janë raportuar të jenë mbi tre orë – me kolona […]
Kthimi i mërgimtarëve në Kosovë pas festave të fundvitit ka shkaktuar kolona të gjata në disa pika kufitare. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, fluksi i lartë i udhëtarëve ka krijuar pritje të gjata.
Në pikën kufitare të Merdarës, pritjet për të dalë nga Kosova janë raportuar të jenë mbi tre orë – me kolona që shkojnë deri në një kilometër.
Ndërsa në Dheu të Bardhë, situata është më e menaxhueshme, me pritje deri në 30 minuta për të dalë nga Kosova dhe deri në 40 minuta për të hyrë.
Në pikën kufitare të Jarinjës, fluksi është po ashtu i ndjeshëm, me pritje deri në një orë për ata që duan të hyjnë në Kosovë dhe deri në një orë e gjysmë për ata që po dalin.















